RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dogana parandalon kontrabandën me mish, që vinte ilegalisht nga Serbia

dogana-parandalon-kontrabanden-me-mish,-qe-vinte-ilegalisht-nga-serbia

Njësite të policisë, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë realizuar sot një kontrollë e cila rezultoi me parandalim të kontrabandës.

Është fjalë për rreth 100 kilogramë mish edhi, të cilat kishin ardhur nga Serbia, nëpërmjet rrugëve ilegale, shkruan Indeksonline.

Në njoftimin e Doganës thuhet se mishi po transportohej në një automjet Volkswagen, me targa vendore, e që drejtohej nga i dyshuari F.B, 35-vjeçar, nga Novosella e Kamenicës.

“Automjeti dhe malli i kontrabanduar janë dërguar në terminalin doganore. Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për trajtim të mëtutjeshëm sipas procedurave, me ç’rast janë njoftuar inspektorët e AUV-it, ku rasti mbetët tët trajtohet nga njësite relevante të Doganës së Kosovës” thuhet në njoftim.

Related posts

Banorët gjithnjë e më të frustruar prej turizmit masiv, Barcelona do të rrisë taksën

admin

Shtëpia e Bardhë: SHBA do ta mbrojë Izraelin në rast të një sulmi nga Irani

admin

Protesta të dhunshme në Greqi pasi një djali rom u qëllua nga policia

admin