RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vuçiqi aprovon rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ush’tarak

vuciqi-aprovon-rikthimin-e-sherbimit-te-detyrueshem-ush’tarak

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të shtunën ka bërë të ditur se ka aprovuar rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Sipas planit, shërbimi ushtarak do të jetë i detyrueshëm për burrat për 60 plus 15 ditë.

Vendimi tani pritet të aprovohet edhe nga Qeveria e Serbisë.

“Dua të besoj se Qeveria e Serbisë do ta miratojë vendimin. Dua të besoj se të gjithë e kuptoni se sa shumë na duhet një ushtri e fortë, sa më shumë do të na duhet të blejmë armë. Sepse nuk është dëshira jonë të sulmojmë dikë. As nuk do ta bëjmë . Por dëshira jonë është që të pengojmë të gjithë ata që na kërcënojnë çdo ditë”, ka thënë Vuçiq në ceremoninë e gradimit të 177 kadetëve të Akademisë Ushtarake.

Për gratë, shërbimi ushtarak do të jetë sipas vullnetit të tyre.

Në Serbi shërbimi i detyrueshëm ushtarak u hoq më 1 janar 2011, që atëherë vetëm ata që duan, shkojnë vullnetarisht në ushtri.

Vendet evropiane që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Rusia, Bjellorusia, Ukraina, Greqia dhe Qipro.

Related posts

Vrasje e rëndë në Prishtinë, dyshohet se 70 vjeçari vrau gruan

admin

BE thotë se “nuk duhet spekuluar” rreth raportit të Borrellit për masat ndaj Kosovës

Muhamet Ramadani

Nëse Trump fiton zgjedhjet dhe tërheq forcat nga NATO, Joseph: BE e vetme s’mund të ruajë paqen në Ballkan

admin