RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dogana parandalon mall të padeklaruar në Vërmicë

dogana-parandalon-mall-te-padeklaruar-ne-vermice

Dogana e Kosovës ka parandaluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil në pikën kufitare në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës, këto mallra të padeklaruar shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale.

“Gjatë kontrollit rutinë në pikëkalimin kufitar në Vërmicë, zyrtarët doganorë kanë ndaluar një automjet për kontroll të detajuar në vijë të dytë. Gjatë kontrollit, në bagazh janë zbuluar mallra të padeklaruara të llojit tekstil, për të cilat dyshohet se shkelin të drejtat e pronësisë intelektuale. Pas konfirmimit, mallrat janë ndaluar deri në përfundimin e procedurave përkatëse ligjore, ndërsa ndaj palës është iniciuar procedurë për kundërvajtje doganore, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Dogana e Kosovës vazhdon angazhimin e saj për të parandaluar hyrjen e produkteve që cenojnë pronësinë intelektuale, me qëllim mbrojtjen e konsumatorëve dhe tregut të ligjshëm”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Related posts

Eliminimi i Ismail Hanijeni, Hamasi emëron si shef politik arkitektin e sulmit të 7 tetorit

admin

Chollet dhe Escobar sot para senatit

Muhamet Ramadani

Bullgarët ‘të lodhur’, shkojnë në votime për të pestën herë në dy vjet

admin