RTV AHIRETI
ArtikujLajmeLajmet

Doli hafëzja e parë e Akademisë së Kur’anit “Hifdh Kids”

doli-hafezja-e-pare-e-akademise-se-kur’anit-“hifdh-kids”

🎉🎊𝐃𝐨𝐥𝐢 𝐡𝐚𝐟𝐞̈𝐳𝐣𝐚 𝐞 𝐩𝐚𝐫𝐞̈ 𝐞 𝐀𝐤𝐚𝐝𝐞𝐦𝐢𝐬𝐞̈ 𝐬𝐞̈ 𝐊𝐮𝐫’𝐚𝐧𝐢𝐭 “𝐇𝐢𝐟𝐝𝐡 𝐊𝐢𝐝𝐬”🎊🎉👑

Akademia e Kur’anit “Hifdh Kids” organizoi ceremoni madhështore për përfundimin e hifzit të nxënëses Merjeme Shabani.
Në këtë ceremoni ishin pjesëmarrës Myftiu i Republikës së Kosovës, Mr. Naim ef. Tërnava, Kryeimami i Bashkësisë Islame, Mr. Vedat ef. Sahiti, përfaqësuesja e Departamentit të Gruas, Mr. Vaxhide Bunjaku, nxënës të kësaj Akademie e familjarë të hafëzes së re.
Ceremonia u moderua nga nxënësja Suela Veliu dhe u hap me recitim Kur’ani nga nxënësja Imara Koliqi, duke vazhduar me një fjalim madhor nga Myftiu Mr. Naim ef. Tërnava, i cili përveç përkujtimeve të arta të vlerës së mësimit përmendësh të Kur’anit Famëlartë motivoi dhe inkurajoi edhe më tej vazhdimësinë e kësaj nisme e projekti madhor duke dhënë mbështetjen e tij maksimale për mbarëvajtjen e mirëfilltë e të suksesshme të kësaj Akademie edhe më gjerë.
Muhafizet e kësaj Akademie: Hfz. Fatime Nitaj dhe Hfz. Rineta Nitaj, u shprehën tejet krenare dhe të lumtura për këtë sukses të arritur, i cili është pikësynimi kryesor i kësaj Akademie.
Muhafizet Nitaj rikujtuan para të pranishmëve se Kur’ani nuk është i pamundur për t’u mësuar e as ngarkesë apo peng për të mos arritur në fushat e tjera të jetës, përkundrazi, rrugëtimi përgjatë mësimit të Kur’anit të bën të kalitësh në vete pikësynimet e jetës dhe forcon përzgjedhjet e çdo çështjeje jetësore.
E këtë e dëshmon ajeti kur’anor, i cili thotë:
وَلَقَدْ يَسَّرْنَا الْقُرْآنَ لِلذِّكْرِ فَهَلْ مِنْ مُدَّكِرٍ
Ne Kur’anin e bëmë të lehtë për mësim, po a ka ndokush që merr mësim? {Kamer, 17}.
Suksesi që shënoi nxënësja Merjeme, dëshmoi fuqishëm përsëri se Allahu i dha krijesës njeri memorien, e cila është më fortë se kodra dhe atij ia dha privilegjin të bartë fjalën e Tij – Kur’anin.
Ato theksuan se këtë mision e kanë përzgjedhur me përgjegjësinë dhe vullnetin më të madh dhe si të tillë do t’a trajtojnë deri në fund, se ky është misioni me Kur’anin, është përtej profesionit, është emanet.
Se me të vërtetë ai që me Kur’anin punon, Kur’ani i bëhet ligj i jetës, kush kohë i kushton atij, ai ia bën të begatshëm çdo moment, e ai që Kur’anin parësor e bën në jetë, Kur’ani i bëhet bashkëudhëtari i pandashëm i tij….
Ceremonia u përmbyll me recitimin e 5 ajeteve të fundit të hifzit të Merjemes para të pranishmëve duke përfunduar kështu memorizim e plotë të Kur’anit Famëlartë!
𝐀𝐥𝐥𝐚𝐡𝐮 𝐢 𝐛𝐞𝐤𝐨𝐟𝐭𝐞̈ 𝐤𝐞̈𝐭𝐨 𝐠𝐣𝐞𝐧𝐞𝐫𝐚𝐭𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐚𝐫𝐭𝐚, 𝐢 𝐫𝐮𝐚𝐣𝐭𝐞̈, 𝐢 𝐟𝐨𝐫𝐜𝐨𝐟𝐭𝐞̈ 𝐞 𝐪𝐨𝐟𝐬𝐡𝐢𝐧 𝐤𝐫𝐞𝐧𝐚𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐔𝐦𝐞𝐭𝐢𝐭!

Related posts

Organizuese e Lojërave Olimpike, Franca kërkon ndihmë ushtarake e policore nga jashtë

admin

Rusia: Kemi shkatërruar 75 dronë të Ukrainës

RTI

Rritet numri i viktimave palestineze në Gaza

admin6