RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Protestë kundër Gjykatës Speciale

proteste-kunder-gjykates-speciale

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj në konferencë për medie të hënën, tha se kjo protestë është e domosdoshme, pasi në Hagë po tentohet të shtrembërohet historia.

“Ftoj secilin qytetarë të Republikës së Kosovës, secilën organizatë shoqërore dhe politike që me datën 24 dhjetor, ditë e shtunë në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në orën 14:00 të bashkohemi në protestë për të marshuar drejt sheshit ‘Skënderbeu’ dhe për të adresuar kërkesat tona karshi institucioneve të Kosovës dhe për të dëshmuar që dënimi që është shqiptuar në Dhomat e Specializuara në Hagë nuk është në emrin tonë”, tha ai.

Partia Socialdemokrate (PSD) i ka dërguar gjithashtu shkresa deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të nisin procedurat për amendamentimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara në Hagë.

Lideri i PSD-së, tha se Gjykata Speciale po tenton të tjetërson historinë e Kosovës.

“Tash ka një tendencë që ka marrë rrugëtim për shtrembërimin e historisë së Kosovës”, deklaroi Molliqaj.

Javën e kaluar, trupi gjykues në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka shqiptuar aktgjykim fajësues ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa duke e dënuar atë me 26 vjet burgim.

Related posts

DASH mbron Lajçakun pas akuzave të Kurtit

rezart morina

Ka ndërruar jetë Dr. Prim.med.sci Ali Iljazi

admin

Moldavia shqetësohet se mund të jetë objektivi i radhës i pushtimit rus

admin