RTV AHIRETI
Lajme

Donacioni gjysmë milionësh për Radiologjinë, Vitia e cilëson ditë të rëndësishme për shëndetësinë

donacioni-gjysme-milionesh-per-radiologjine,-vitia-e-cileson-dite-te-rendesishme-per-shendetesine

Klinika e Radiologjisë ka pranuar një donacion nga Zyra për mbrojtje dhe bashkëpunim në Ambasadën amerikane, në vlerë afër 500 mijë euro.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se ky investim është tejet i rëndësishëm për pacientët, ndërsa falënderoi Zyrën për mbrojtje dhe bashkëpunim në Ambasadën amerikane.

Vitia këtë ditë e ka vlerësuar të rëndësishme për shëndetësinë në vend dhe shtoi se pacientët do të marrin shërbime të sigurta përmes teknologjisë më të avancuar në fushën e radiologjisë.

“Dua ta shpreh kënaqësinë për Ambasadën e SHBA-së që për vite më radhë ka qenë aleat e mbështetës të rrugës sonë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi edhe ditën e sotme duhet ta shënojmë si të veçantë për shëndetësinë”, tha Vitia, teksa tregoi edhe për specifikat e kësaj aparature.

“Do të ketë efekt në diagnostikimin emergjent në raste emergjente. Investimi kap shifrën e 499 mijë euro dhe ky donacion do të ndihmojë në diagnostikimin e pacientëve tanë. I rëndësishëm është edhe trajnimi i personelit tonë. Stafi ynë është i përgatitur për ta përdorur këtë pajisje”, u shpreh Vitia.

I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, i cili po ashtu ka treguar rëndësinë e këtij donacioni.

The post Donacioni gjysmë milionësh për Radiologjinë, Vitia e cilëson ditë të rëndësishme për shëndetësinë first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Ndarja nga jeta e poetit Agim Doçi, Meta: Mjeshtër i penës, patriot frymëzues, që aq shumë e deshi Shqipërinë e Kosovën

admin

Kryeministri holandez fiton garën për të kryesuar NATO-n

RTI

Ministrja e Jashtme gjermane: Nuk do të lejojmë që Rusia të çojë botën drejt urisë

admin