Ndoshta jeni refuzuar nga një partner romantik, ose keni humbur një punë që s’donit ta humbisni për asgjë në botë. Ndoshta keni humbur një të dashur së fundmi ose thjesht po jetoni në një periudhë të vështirë emocionale. Si fillim duhet të dini që s’jeni vetëm. Së dyti kemi një përgjigje nëse si shumë të tjerë keni të njëjtën vështirësi: Doni të qani, por s’qani dot!
Ndonëse nuk është eksperiencë që të jep kënaqësi, e qara është proces çlirues, por ka njerëz që pavarësisht se duan ta bëjnë këtë, nuk munden. Pse?
1. Trauma emocionale
Nëse keni pasur një histori traumatike në jetë, mund të keni probleme me shprehjen e ndjesive. Sipas ekspertëve, që nga momenti që dikush përjeton një traumë psikike, ata mund të humbasin aftësinë për të qarë. Eshtë një lloj mekanizmi mbrojtës që përdorin ndaj ndjesive të pakëndshme, në mënyrë të vetëdijshme ose jo.
2. Lloji yt i personalitetit
Kanë njerëz të paktën nëpër eksperimente kanë treguar se nuk e kanë të zhvilluar empatinë apo nuk shfaqin emocione si përgjigje ndaj artit, të bukurës apo natyrës. Janë të ftohtë, racional dhe kanë vështirësi në shprehjen e ndjesive.
3. Antidepresantët
Sipas disa studimeve, disa nga antidepresantët më të përdorur janë përgjegjës për reduktimin e lotëve. Ndonëse përdoren për trajtimin e ankthit dhe depresionit, këto medikamente mund ta bëjmë pacientin të ndihet i mpirë. Ky efekt anësor mund të përmirësohet ose të zhduket fare kur ulet doza apo hiqni dorë nga ilaçi.
4. Depresioni
Për disa kjo mund të jetë konfuzuese duke qenë se shpesh e lidhim depresionin me të qara më të shpeshta se zakonisht. Në fakt, një nga shenjat e depresionit është ndjesia e zbratëtisë më shumë sesa ajo e trishtimit. Duke u ndjerë bosh, melankolik apo duke menduar se nuk gjen kënaqësi tek asgjë në jetë, vuan brenda vetes dhe bëhet gjithmonë e më e vështirë për ta shprehur këtë përmes lotëve.
5. Mund të jetë një çrregullim
Ky është një faktor më i rrallë, por mund të ekzistojë si mundësi. Ndonjëherë kanalet e lotit bllokohen dhe ndalojnë prodhimin e tyre. Kjo shkakton thatësi dhe për pasojë ju nuk qani dot.
6. Mjedisi i jashtëm
Disa njerëz e kontrollojnë aq shumë veten për të mos qarë sa e kanë të pamundur ta bëjnë këtë edhe atëherë kur e ndjejnë më shumë se të nevojshme. Kjo veçanërisht vlen për burrat, të cilët sipas një mesatareje qajnë 1 herë në 2 muaj, ndërsa gratë nga 2-4 herë në muaj. Kultura, mjedisi i fëmijërisë, ndryshimet individuale, gjinore, normat e shoqërisë, etj ndikojnë gjithashtu në pamundësinë për të qarë.