RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Drafti i propozuar nga Rama për Asociacionin, Bundestagu konfirmon marrjen e dokumentit

drafti-i-propozuar-nga-rama-per-asociacionin,-bundestagu-konfirmon-marrjen-e-dokumentit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama njoftoi të enjten në një konference për shtyp, se i ka dorëzuar kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrit francez, Emanuel Macron, një draft statut mbi Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, me qëllim shtensionimin e situatës në Veri dhe normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Euronews Albania ka kontaktuar me zëdhënësin e Budenstagut gjerman për të marrë më shumë informacion në lidhje me përmbajtjen e këtij draft-statuti.

Në përgjigjen e kthyer për gazetarin Thimi Samarxhiu, zëdhënësi i Budenstagut pranon marrjen e dokumentit nga zyra e kancelarit gjerman, por preferoi të mos jepte më shumë detaje në lidhje me përmbajtjen e draftit, kjo dhe për shkak të konfidencialitetit të dokumentit.

“Mund të konfirmojmë marrjen e dokumentit në Kancelari. Ju kërkojmë mirëkuptimin tuaj se ne nuk mund të komentojmë përmbajtjen e këtij dokumenti konfidencial”, thuhet në përgjigjen e zëdhënësit të Budenstagut.

Rama në një konferencë për media lidhur me situatën në veri tha se ky drafti i Asociacionit është i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropianë, raporton Telegrafi.

“Dje i kam përcjellë presidentit Macron dhe kancelarit Scholz që janë dy kumbarët e Propozimit franko-gjerman një draft të Asociacionit për të cilin e kam vënë në dijeni edhe presidentit e Këshillit Evropian, Charles Michele dhe palën amerikane.

Është një draft i punuar nga ekspertë të nivelit më të lartë amerikanë dhe evropian, gjë që është bërë pikërisht në rast se do të vinte kjo ditë… Palët nuk po merren se kush duhet ta shkruajë këtë tekst se lëre më se çfarë përmbajtje do të ketë”, tha ai, raporton Telegrafi.

Siç shkruan Telegrafi, Rama tha se beson që krijimi i Asociacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmimit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, njohjes së saj nga të gjithë e uljes së saj në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe njohjes së ndërsjellë me Serbinë.

Duke folur për draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe tha se është një dokument konfidencial.

Related posts

17 ditë nga vendosja e barrikadave në veri

admin

Nis takimi në Bruksel, Lajçak pret Bislimin

admin

Macron pranon mangësitë e mëdha në sistemin shëndetësor të Francës

admin