RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Drecun: Tani për Asociacionin do të vendosin shqiptarët në katër komuna në veri

drecun:-tani-per-asociacionin-do-te-vendosin-shqiptaret-ne-kater-komuna-ne-veri

Kryetari i të ashtuquajturit komision serb për Kosovë, Millovan Drecun, ka thënë se tani, edhe nëse pajtohet Kosova për formimin e Asociacionit, për këtë do të vendosin kryetarët dhe këshilltarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet lokale në katër komunat në veri të Kosovës, të cilat u bojkotuan nga serbët.

Ai ka deklaruar për televizionin serb RTS se edhe nëse statuti i Asociacionit, i cili do të propozohet nga “ekipi menaxhues serb” më 2 maj në Bruksel gjatë vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi, do të miratohej, ai duhet të votohet nga i këshilltarët e sapo zgjedhur shqiptar në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.

“Edhe nëse e pranojnë të gjithë këtë, si mund të zbatohet praktikisht në një situatë ku nuk ka këshilltarë dhe kryetarë serbë? Në këtë variant, mund të formohet vetëm Asociacioni i cili do të ishte i pjesshëm, në të do të merrnin pjesë gjashtë komuna në jug të Ibrit, por këto katër në veri do të largoheshin nga ky tregim për Asociacionin”, ka thënë Drecun.

Duke qenë i vetëdijshëm për gabimin politik të bërë nga shefi i tij, Vuçiq, kur urdhëroi që serbët të bojkotojnë zgjedhjet me qëllim të paralizimit të institucioneve të Kosovës, ai ka pretenduar se tani ekziston një “pengesë e pakapërcyeshme” që “ndoshta mund të zgjidhet” me një marrëveshje politike për të “shfuqizuar rezultatet e zgjedhjeve të mbajtura të dielën, të tërhiqet Policia e Kosovës nga veriu i Kosovës, të fillohet me formimin e Asociacionit, e me çka do të krijoheshin kushtet e kërkuara nga Vuçiqi që serbët të kthehen në institucionet e Kosovës”.

Related posts

Joe Biden nën presion që të “hapë rrugën”! Nga Kamala Harris, te Michelle Obama, kush do të mund ta zëvendësonte si kandidat kryesor në garën për president

admin

Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë: Diplomacia, rruga e duhur për kthimin e sigurt të izraelitëve në veri të vendit

admin

Arrogancë, shpërqendrim dhe ekstremizëm/ Fenomeni “Roblox”, rrezik apo argëtim për fëmijët?

admin