RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Drejtori Liman Bytyqi thërret policinë për ta larguar mësuesen me shami, kjo e fundit jep deklaratë në polici

drejtori-liman-bytyqi-therret-policine-per-ta-larguar-mesuesen-me-shami,-kjo-e-fundit-jep-deklarate-ne-polici

Drejtori i shkollës “Kuvendi i Arbrit” sot nuk e ka lejuar arsimtaren Remzie Lezi të futet në shkollë edhe përkundër që publikisht dhe juridikisht që është bërë e njohur se vendimi i shkollës është jo i ligjshëm dhe pa efekte juridike. Përveç kësaj bëhet e njohur që drejtori ke thirrur edhe policinë e që të njëjtën gjë ka vepruar e mësuesja në fjalë.

Ju kujtojmë se Këshilli i Shkollës ka marr vendim për përjashtimin e arsimtares Lezi prej shkollës për shkak të bartjes së shamisë.

Pas reagimeve të shumta dhe publikimit të qartë se ky vendim është i paligjshëm, kryetari i komunës së Suharekës z. Bali Muharremaj, ka premtuar se do të reagojë dhe do ta vejë gjendjen në ligjshmëri. Megjithatë sot drejtori i shkollës nuk e ka lejuar arsimtaren Lezi në shkollë duke ja mbyllur derën e shkollës.

Vlen të theksohet se në një vend ku ka ligjshmëri dhe rend drejtori i shkollës për shkak të shkeljeve ligjore deri më tani do të duhet të suspendohej dhe ti nënshtrohej procedurave disiplinore. Mbetet te shihet se si do të reagojnë institucionet, Komuna dhe Ministria e Arsimit për rastin në fjalë.

Related posts

Rast tragjik në Junik: Gjenden dy gra të moshuara në një shtëpi– njëra e vdekur, tjetra në gjendje të rëndë shëndetsore

RTI

Gaza: Njerëzit hanë ushqim për kafshët për të mbijetuar

Muhamet Ramadani

Ish-presidenti slloven: Do të ofroj plan dhe referenca për dialogun Kosovë-Serbi nëse BE më përzgjedh si ndërmjetës

admin