RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Drojë nga përhapja e sëmundjeve pas përmbytjeve në Derna

droje-nga-perhapja-e-semundjeve-pas-permbytjeve-ne-derna

Autoritetet shëndetësore libiane kanë nisur dezinfektimin e zonave të goditura nga përmbytjet në qytetin lindor të Dernas, pas ngritjes së shqetësimeve për mundësinë e përhapjes së sëmundjeve si pasojë e fatkeqësisë natyrore që la të vdekur mbi 11 mijë banorë.

Në kuadër të këtij operacioni janë angazhuar automjete të posaçme që kanë lëshuar nëpër rrugë gaze dezinfektuese. Ndërkaq, ekipet e kërkim-shpëtimit janë ende duke i vazhduar operacionet e gjetjes së të mbijetuarve të mundshëm nëpër zona të përbaltura e gërmadha të godinave të rrënuara.

Gjysmëhëna e Kuqe ka konfirmuar se numri i të vdekurve deri më tani është mbi 11 mijë e 300.

Autoritetet dhe grupet humanitare kanë ngritur alarmin për rrezikun e përhapjes së sëmundjeve që e kanë burim nga ujin.

Haider al-Saeih, drejtues i qendrës libiane për luftimin e sëmundjeve ngjitëse, ka bërë të ditur se deri më tani të paktën 150 njerëz kanë shfaqur simptoma të diarresë pas konsumimit të ujit të kontaminuar në Derna.

Ai u bëri thirrje banorëve që të mos pinë ujë nga rubinetet, por vetëm atë që u ndahet nëpër shishe, si pjesë e përpjekjeve të ndihmës.

Ndërkaq, prokurori i Përgjithshëm i Libisë, al-Sediq al-Sour, ka bërë të ditur se janë iniciuar hetimet rreth shembjes së dy digave të qytetit që ishin ndërtuar në vitet 1970, sikurse edhe për ndarjen e fondeve të mirëmbajtjes.

Ai ka njoftuar se nën hetim do të jenë autoritetet lokale në Derna, sikurse edhe qeveritë e mëparshme. /koha

Related posts

Këto do të jenë çmimet e derivateve gjatë ditës së sotme

admin

Prigozhin thotë se Kremlini ka ndaluar raportimin për të në mediat shtetërore

admin

Përplasja me armë mes grupeve në Prishtinë, prokuroria jep detaje nga ngjarja e rëndë, si nisi konflikti

admin