Organizata e bankave gjermane të kursimeve, DSGV, deklaroi se 60% e familjeve gjermane duhet të shterojnë të ardhurat e tyre të plota mujore në koston e jetesës.
Kjo do të bënte që njerëzit të shpenzonin më pak për mikpritjen, turizmin, blerjet dhe shërbime të tjera, paralajmëroi shoqata të martën.
Për më tepër, kryetari i DSGV Helmut Schleweis paralajmëroi se kompanitë po përballen me kërcënime ekzistenciale për shkak të rritjes së kostove të energjisë. Shoqata ka kërkuar një tavan për çmimet e energjisë elektrike dhe gazit.
Shoqata ftoi kompanitë që të përdorin kapitalin e tyre për të investuar në energjinë e rinovueshme dhe për të siguruar një furnizim afatgjatë me energji.
Gjithashtu , Shoqata Gjermane e Industrive të Energjisë dhe Ujit i bëri thirrje qeverisë të ndihmojë bizneset e mesme dhe kompanitë e shërbimeve që rrezikojnë të mbyten nga faturat e energjisë.
“Mbështetja e qeverisë për të zbutur goditjen e krizës së çmimeve të energjisë deri më tani ka qenë kryesisht për familjet private. Tani qeveria duhet të fokusohet edhe në ndërmarrjet e mesme, si dhe në shërbimet publike”, theksoi kryetarja e shoqatës, Marie Luise Wolff. /atsh