Ju e dini se sa e rëndësishme është që një fëmijë të ketë një rutinë gjumi. Por ndonjëherë, pa dashje, mund të bëni disa gabime kur e vini në gjumë fëmijën tuaj, veçanërisht në moshën parashkollore ose fillore që e pengojnë atë të flejë.
Gabimi numër një: Qëndroni me fëmijën tuaj derisa ta zërë gjumi
Shumë prindër janë mësuar të shtrihen në shtrat me fëmijën e tyre derisa t’i zërë gjumi. Edhe shumicën e kohës ata bien në gjumë vetë.
Megjithatë, nëse qëndroni në dhomën e fëmijës tuaj çdo natë derisa të bie në gjumë, ai ka të ngjarë të zgjohet përsëri së shpejti. Ai pothuajse gjithmonë do t’ju thërrasë në dhomë, sepse ai është mësuar të bjerë në gjumë vetëm me ju.
Gabimi i dytë: Bëni shumë lëshime para gjumit
Fëmijët nuk shkojnë në shtrat pa grindje. Ata kërkojnë të pinë ujë, të hanë diçka sepse papritur janë të uritur ose t’ju tregojnë diçka që sapo u kujtuan.
Ju mund të mendoni se nëse më në fund i dorëzoheni njërës prej tyre, fëmija juaj përfundimisht do të bjerë në gjumë. Por në realitet, plotësimi i të gjitha këtyre kërkesave shtesë e çorienton fëmijën dhe del jashtë programit.