RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dy gra raportohen të zhdukura në 24 orët e fundit në Kosovë

dy-gra-raportohen-te-zhdukura-ne-24-oret-e-fundit-ne-kosove

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy gra janë raportuar të zhdukura gjatë 24 orëve të fundit.

Në raport thuhet se, një rast ka ndodhur në Deçan, ku një person ka raportuar se nëna e tij nuk është kthyer pas largimit nga shtëpia.

“Deçan 02.12.2025-09:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se nëna e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e PK-së.

Ndërkaq, rasti tjetër ka ndodhur në Klinë, ku një person ka raportuar zhdukjen e bashkëshortes së tij.

“Klinë 06.12.2025-11:00. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se bashkëshortja e tij viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, ka njoftuar Policia.

Të dy rastet aktualisht janë nën hetime nga njësitë përkatëse të Policisë

Related posts

Osmani takohet me homologen nga Malta: I shpreha mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme

admin

Lufta Ukrainë-Rusi zbuloi standardin e dyfishtë të BE-së ndaj refugjatëve

admin

Kryeministri palestinez dhe anëtarët e Kongresit Amerikan diskutuan riaktivizimin e procesit politik

Muhamet Ramadani