RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Hamasi: Gati të dorëzojmë armët nëse përfundon pushtimi izraelit

hamasi:-gati-te-dorezojme-armet-nese-perfundon-pushtimi-izraelit

Hamasi deklaroi të shtunën se është i gatshëm t’i dorëzojë armët një autoriteti palestinez që qeveris Gazën, me kusht që ushtria izraelite të tërhiqet plotësisht nga territori.

“Këto armë janë të lidhura me ekzistencën e pushtimit dhe agresionit,” tha negociatori kryesor i grupit dhe drejtuesi i Hamasit në Gaza, Khalil al-Hayya.

“Nëse pushtimi përfundon, këto armë do t’i kalojnë autoritetit të shtetit,” shtoi ai, duke sqaruar se bëhet fjalë për një shtet palestinez sovran dhe të pavarur.

Hayya tha gjithashtu se Hamasi pranon vendosjen e forcave të OKB-së si trupë ndarëse, të ngarkuar me monitorimin e kufijve dhe zbatimin e armëpushimit në Gaza. /mesazhi

Related posts

Tërmet me magnitudë 6,4 godet Baculin në Filipine, nuk lëshohet paralajmërim për cunami

RTI

Pendarovski: Një shqiptar mund të jetë president i shtetit

Muhamet Ramadani

Refugjati sirian u betua si kryebashkiak i një qyteti gjerman – VIDEO

Muhamet Ramadani