Më 27 nëntor, të dy kuvendet dhe qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës, do të takohen në Tiranë, për të mbajtur një mbledhje solemne për të përkujtuar 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.
Këtë e ka bërë të ditur në një intervistë për Radio Kosovën, ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Qemal Minxhozi. Ai ka folur për marrëveshjet ndërmjet dy vendeve, procesin e Berlinit dhe Ballkanin e Hapur, si dhe për shumë çështje të tjera.