Në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë dy nxënës janë goditur nga rryma, të miturit tashmë janë dërguar në tretman mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘George Bush’ në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ajo.
Ahmeti bëri të ditur që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin. /