RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Zgjedhjet në veri – këta janë 11 kandidatët që janë në garë

zgjedhjet-ne-veri-–-keta-jane-11-kandidatet-qe-jane-ne-gare

Të dielën më 23 prill, qytetarët e katër komunave në veri do t’u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët e ardhshëm që do të qeverisin me Mitrovicën e veriut, Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin.

Përveç votimit për kryetar në komunën e Zveçanit dhe Leposaviqit do të votohet edhe për zgjedhjen e dy kuvendeve komunale.

Në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve kanë aplikuar disa parti e kandidatë nga partitë politike, të cilët do të jenë në garë të dielën.

Në Mitrovicën e veriut janë certifikuar tre kandidatë nga KQZ. Betim Osmani nga Iniciativa Qytetare Mitrovica, PDK garon me Taulant Kelmendin si dhe Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në Leposaviq janë certifikuar tre kandidatë. PDK garon me Albulena Behluli – Hetemi, Aleksandar Jabllanoviq nga Partia e Serbëve të Kosovës dhe Lulzim Hetemi nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në Zveçan janë gjithashtu tre kandidatë, Ilir Peci nga PDK, Sllagjana Pantoviq – kandidate e pavarur dhe Fetah Peci nga Lëvizja Vetëvendosje.

Kurse në Zubin Potok gara do të zhvillohet mes Izmir Zeqirit nga PDK dhe Flatron Hasanit nga Lëvizja Vetëvendosje.

E këto zgjedhje ka vendosur t’i bojkotoj përfundimisht, Lista Serbe.

Marrëveshjet e arritur mes Kosovës e Serbisë në Bruksel e në Ohër nuk kanë ndikuar mbi vendimmarrjen e kësaj partie të kontrolluar nga Beogradi që ajo të bëhej pjesë e procesit demokratik zgjedhor në Kosovë.

Kjo parti politike nuk ka paraqitur në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve asnjë kandidat për pjesëmarrje në zgjedhje për kryetar në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok, apo për ndonjërën nga dy kuvendet komunale, Zveçan dhe Leposaviq, shkruan Telegrafi.

Lidhur me bojkotimin e zgjedhjeve nga Lista Serbe, kanë reaguar edhe vendet e QUINT-it. Ambasada e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kanë shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, të cilat do të mbahen në katër komunat në veri të Kosovës. QUINT-i kërkon që zgjedhjet në veri të mbahen në mënyrë paqësore dhe të rregullt.

Zgjedhjet në veri, Jabllanoviq: Lista Serbe do të bëjë gjithçka për të frikësuar serbët – të rinis bashkëpunimi me institucionet qendrore në Prishtinë
Edhe Bashkimi Evropian ka reaguar për mospjesëmarrjen e Listës Serbe në këto zgjedhje. Një zëdhënës në Bruksel ka thënë se është për keqardhje bojkotimi i zgjedhjeve nga përfaqësuesit politikë të serbëve lokalë.

“Prandaj është shumë zhgënjyese që Lista Serbe dhe partitë e tjera që përfaqësojnë serbët e Kosovës, kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhjet lokale të planifikuara për 23 prill në katër komunat veriore”, kanë deklaruar nga BE-ja.

Të premten e 14 prillit, KQZ miratoi listën e qendrave të votimit.

Sipas vendimit të KQZ-së numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej 6 vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.

KQZ publikon fletëvotimet për zgjedhjet në veri
Lexo po ashtu
KQZ publikon fletëvotimet për zgjedhjet në veri
Së fundmi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë publike edhe fletëvotimet për këto zgjedhje.

Vendimi për zgjedhjet është marrë pasi kryetarët e këtyre komunave, bashkë me serbë të tjerë, më 5 nëntor të vitit të kaluar dhanë dorëheqje, në shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për të nisur procesin për ri-regjistrimin e makinave me targa të paligjshme serbe.

Ky vendim prodhoi incidente dhe shtyrjen e zgjedhjeve që fillimisht ishin caktuar të mbaheshin më 18 dhjetor të vitit të kaluar. /

Related posts

Deputetët serbë vijojnë avazin, rikthehen sa për të mos djegur mandatet

rezart morina

Anija e dytë e marinës pakistaneze me ndihma niset drejt Turqisë dhe Sirisë

admin

Uzbekistan, presidenti Erdoğan zhvillon bisedime me liderët e tjerë në samitin e SCO-së

admin