Dy palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite pas të shtënave pranë vendbanimit ilegal të Elit në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Katër kolonë izraelitë u vranë në sulmin që ndodhi në një pikë karburanti midis qyteteve palestineze Ramallah dhe Nablus.
Zyrtarët izraelitë, përfshirë kryeministrin Benjamin Netanyahu, mbajtën një takim për të diskutuar një përgjigje. Netanyahu premtoi hakmarrje.
Dhuna vjen një ditë pasi gjashtë palestinezë u vranë në kampin e refugjatëve në Jenin gjatë një inkursioni ushtarak izraelit në shkallë të gjerë. /mesazhi