RTV AHIRETI
Lajme

Kosovë, organizohet Forum Ekonomik me investitorë sauditë

kosove,-organizohet-forum-ekonomik-me-investitore-saudite

Oda Ekonomike e Kosovës dhe Federata e Odave Ekonomike nga Arabia Saudite kanë organizuar Forumin Ekonomik biznes me biznes, ndërmjet dy vendeve, raporton Anadolu.

Në këtë forum morën pjesë përfaqësues të bizneseve kosovare dhe saudite, dhe ndërmarrës, përfshirë 60-të investitorë biznesmenë nga Arabia Saudite.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna foli për përparësitë dhe lehtësitë që ka Kosova në të bërit biznes. Ai tha se përveç rreth 2 milionë banorëve të saj ka dhe një diasporë me afër gjysmë-milioni e cila kontribuon në ekonominë e vendit.

“Si shoqëri, jemi të etur për më shumë njohuri menaxheriale-teknologjike që na bëjnë më produktiv dhe na sjellin më afër familjes evropiane. Unë dua t’ju siguroj që Kosova është një vend që ofron shumë mundësi dhe ku investitorët respektohen më shumë se sa vetëm për kapitalin e tyre. Në këtë drejtim, ju ftoj të jeni partner të rritjes sonë, të jeni pjesë e tregimit të suksesshëm të shtetit tonë”, tha Rafuna para biznesmenëve sauditë.

Rafuna duke folur për tatimet doganore, tha se aktualisht Kosova në tregun evropian operon me tatim doganor zero. Po ashtu, ai tha se edhe me Republikën e Türkiyes, norma tatimore në vitin e ardhshëm do të bëhet zero, falë marrëveshjes së Tregtisë së Lirë dhe kjo do të jetë një lehtësim shumë i madh se edhe eksportet e Kosovës në Republikën e Türkiyes do të jenë me zero për qind tatim.

Kryetar i Federatës së Odave Ekonomike të Arabisë Saudite, Hasan Al Huawizi tha se forumi do të jetë një shtysë e fortë për një bashkëpunim mes dy shteteve. Ai theksoi se rritja e vëllimit të shkëmbimit tregtar në mes të dy vendeve është një hallkë e rëndësishme për themelimin e marrëdhënieve ekonomike dhe një mbështetës i fuqishëm i nismave të përbashkëta investuese mes dy vendeve.

“Shkëmbimi tregtar mes dy vendeve, Arabisë Saudite dhe Kosovës është shumë modest dhe kufizohet vetëm në importet e Arabisë Saudite nga Republika e Kosovës të cilat arritën vlerën në 3.2 milionë dollarë në fund të vitit 2022. Prandaj ekziston nevoja urgjente për intensifikimin dhe vizitat e delegacioneve të ndërsjella tregtare për të njohur komunitetin e biznesit me mundësitë e disponueshme tregtare dhe investuese në të dyja vendet si dhe për të arritur më shumë afrim, bashkëpunim dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy sektorëve të biznesit në një mënyrë që u shërben interesave të përbashkëta për të dyja vendet”, theksoi Huawizi.

Forumi me investitorët sauditë është organizimi i parë i këtij lloji, i cili po mbahet në Kosovë.

Related posts

Bastisjet në 7 lokacione në veri, Policia tregon armatimin e gjetur

rezart morina

Aksident i rëndë në Itali/ Përplasen dy kamiona, humb jetën i riu shqiptar

admin

Zgjedhjet në veri, KQZ-ja tregon ku mund të gjendet qendra e votimit

admin