RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dy sulme me shok-bomba në Mitrovicë të veriut

dy-sulme-me-shok-bomba-ne-mitrovice-te-veriut

Dy shok-bomba janë hedhur mbrëmë në stacionin policor në Mitrovicë të veriut.

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.

“Dy shok-bomba janë gjuajtur mbrëmë në stacionin policor në Mitrovicë të veriut. Situata për momentin është stabile, ndërsa në Leposaviq janë një numër i vogël protestuesve”, theksoi ai.

Tensione në veri ka pasur që nga data 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë u vendosën në Mitrovicë të veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Serbët lokal po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve, ndërsa kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në objektet komunale.

Për gjatë kësaj kohe, grupe kriminale kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe ekipet e mediave nga Kosova dhe Shqipëria. Ndërsa ditë më parë, forcat serbe kanë arrestuar tre policë kosovarë brenda territorit të Kosovës.

Ata janë dërguar në paraburgim për 30 ditë.

Thirrje për ç’tensionim të situatës kanë kërkuar SHBA dhe BE.

Related posts

Shi i dendur në Afganistan, numri i të vdekurve nga përmbytjet shkon në 300

admin6

Kurti: Me Escobarin dhe Lajçakun do të flasim për mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme në veri

rezart morina

Lavrov fajëson Perëndimin për krizën ushqimore

admin