RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ugandë, 25 nxënës u vranë në një sulm terrorist në një shkollë

ugande,-25-nxenes-u-vrane-ne-nje-sulm-terrorist-ne-nje-shkolle

Terroristët sulmuan një shkollë të mesme në qarkun Kasese në Ugandën perëndimore të premten mbrëma, duke vrarë 25 nxënës dhe duke plagosur rëndë tetë, tha policia, raporton Anadolu.

Zëdhënësi i policisë, Fred Enanga tha se kryengritësit e Forcave Demokratike Aleate (ADF), pasi vranë nxënësit, plaçkitën shkollën përpara se t’i vënë zjarrin konvikteve të shkollës.

“Mbrëmë, kryengritësit e ADF-së sulmuan shkollën e mesme Lhubirira në komunën Mpondwe, e cila ndodhet rreth 2 kilometra nga kufiri me Republikën Demokratike të Kongos. Deri më tani, 25 trupa janë nxjerrë nga shkolla dhe janë dërguar në spitalin Bwera”, tha zëdhënësi, duke shtuar se në tetë nxënësit e plagosur janë dërguar në spital.

Rebelët u larguan drejt Parkut Kombëtar Virunga në RD të Kongos ku po ndiqen nga ushtria dhe policia e Ugandës.

Rebelët e ADF-së e kanë origjinën nga Uganda perëndimore, kur u organizuan në fund të viteve 1990 me synimin për të përmbysur regjimin e presidentit, Yoweri Museveni, por u mundën nga ushtria ugandeze. Ata ikën në pyjet e RD të Kongos lindore, nga ku ata shpesh sulmojnë fshatrat dhe vrasin njerëz të pafajshëm.

Related posts

Çfarë do të thotë ish-Presidenti i SHBA? Donald Trump u drejtohet të krishterëve: Pas 4 vitesh nuk do të keni nevojë të votoni

admin

I ftohtë acar në SHBA, temperaturat zbresin deri në -78 gradë, shumë zona pa energji

admin

Llava vijon të rrjedhë në malin Etna të Italisë, teksa hapet një çarje e re

Muhamet Ramadani