RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dy të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit mbrohen në heshtje

dy-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-liridona-murselit-mbrohen-ne-heshtje

Dy të dyshuarit për vrasjen e Liridona Murselit janë mbrojtur në heshtje.

Kështu ka bërë të ditur avokati, Skënder Gojani mbrojtës i të dyshuarit Granit Plava si dhe avokati tjetër, Ahmet Gjinovci, mbrojtës i Kushtrim Kokallës, raporton teve1.info.

Ndërsa, nuk është bërë i ditur ende deklarimi i Naim Murselit, bashkëshortit të Lirodonës, i cili po ashtu dyshohet për vrasjen e saj.

Seanca dëgjimore është mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërsa gjykata tash pritet të marrë vendimin për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tre të dyshuarve.

Ndryshe, Liridona Murseli, 30-vjeçare, është vrarë të mërkurën, më 29 nëntor, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë.

Related posts

Britania dëshiron të organizojë një samit mbi sigurinë e Ngushticës së Hormuzit

Muhamet Ramadani

Trump deklarohet i pafajshëm për 34 akuza

admin

Ndalohet qarkullimi i automjeteve në rrugën Kllokot – Viti

RTI