RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dy të mitura dhe një grua raportohen të zhdukura në 24 orët e fundit

dy-te-mitura-dhe-nje-grua-raportohen-te-zhdukura-ne-24-oret-e-fundit

Dy të mitura dhe një grua janë raportuar të zhdukura në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, një rast është raportuar në Prishtinë, ku një grua ka njoftuar policinë se dy vajza të mitura janë zhdukur dhe nuk dihet vendndodhja e tyre.

“Më 13.06.2026 ankuesja kosovare ka njoftuar se dy vajza të mitura janë zhdukur dhe nuk dihet për vendndodhjen tyre. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e Policisë.

Rasti tjetër është raportuar në Malishevë.

Një burrë ka njoftuar policinë se një anëtare femër e familjes ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se një anëtarja e familjes femër kosovare ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti në hetime”, thuhet në raportin e PK-së

Të dyja rastet janë duke u hetuar nga Policia e Kosovës.

Related posts

Hamasi: Në sulmet e Izraelit në Gaza humbën jetën 2 pengje izraelite ndërsa 8 u plagosën

admin

Kurti: Liqeni i Ohrit është liqe tektonik, kam ardhur për bisedime për marrëveshje

admin

Familje palestineze ribashkohen pas rihapjes së pikës kufitare Rafah

Muhamet Ramadani