RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dy të vrarë dhe disa të plagosur në sulmin izraelit në Liban, pavarësisht armëpushimit

dy-te-vrare-dhe-disa-te-plagosur-ne-sulmin-izraelit-ne-liban,-pavaresisht-armepushimit

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm të ri izraelit sot ndaj një automjeti në Libanin jugor, transmeton Anadolu.

Agjencia zyrtare e lajmeve NNA tha se një dron izraelit goditi një automjet pranë qytetit Baisariyah të distriktit Sidon. Nuk u raportuan detaje të mëtejshme në lidhje me identitetin e viktimave dhe të plagosurve.

Agjencia gjithashtu raportoi se dronë izraelitë fluturonin mbi rajonin Iqlim Al-Tuffah në lartësi mesatare. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga ushtria izraelite mbi raportin e medias.

Dy persona të tjerë u vranë në sulmet izraelite të dielën.

Tensionet janë rritur në Libanin jugor prej javësh, me ushtrinë izraelite që intensifikon sulmet ajrore pothuajse të përditshme brenda territorit libanez me pretendimet se ka synuar anëtarët dhe infrastrukturën e Hezbollahut.

Ushtria izraelite ka vrarë më shumë se 4.000 njerëz dhe ka plagosur gati 17.000 në sulmet e saj ndaj Libanit, të cilat filluan në tetor 2023 dhe u shndërruan në ofensivë të plotë në shtator 2024.

Related posts

Anadolu filmon situatën e fundit në fshatin ku ushtria izraelite vrau 13 persona në Siri

admin

Kurti i kundërpërgjigjet Bërnabiqit: Vendi im quhet Republika e Kosovës, jo Kosova e Metohija

admin

Armenia: Paqja me Azerbajxhanin do të kontribuojë në zhvillimin e rajonit

RTI