RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Dy të vrarë dhe disa të plagosur nga zjarri i forcave izraelite në Gaza

dy-te-vrare-dhe-disa-te-plagosur-nga-zjarri-i-forcave-izraelite-ne-gaza

Dy qytetarë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën mbrëmjen e së hënës nga zjarri i forcave izraelite në Rripin e Gazës.

Sipas burimeve lokale, një qytetar humbi jetën nga plagët e marra pas bombardimit të shtëpisë së familjes al-Jarou në perëndim të Deir al-Balahut, ndërsa një grua u vra nga një dron izraelit në kampin Halawë në zonën e Jabalia-s, në veri të sektorit.

Disa të tjerë u plagosën pasi dronët izraelitë hodhën bomba mbi tendat e të zhvendosurve pranë tregut të valutës në qytetin e Gazës.

Burimet mjekësore njoftuan se numri i të vrarëve në Gaza ka arritur në 70,365, shumica fëmijë dhe gra, që nga 7 tetori 2023. Numri i të plagosurve ka shkuar në 171,058, ndërsa shumë viktima mbeten ende nën rrënoja, ku ekipet e shpëtimit nuk mund të arrijnë.

Gjatë 24 orëve të fundit, në spitalet e Gazës janë regjistruar pesë të vrarë dhe 11 të plagosur. Që nga shpallja e armëpushimit më 11 tetor të vitit të kaluar, bilanci ka arritur në 376 të vrarë, 981 të plagosur, dhe 626 trupa të nxjerra nga rrënojat. /mesazhi

Related posts

BE: Sanksione ndaj kompanive kineze që ndihmojnë Rusinë

Muhamet Ramadani

Tjetër skandal godet futbollin në Turqi, 1024 lojtarë të përfshirë në baste të paligjshme! Heton edhe FIFA, në listë emra të njohur

admin

Hetimi për përmbajtje seksuale dhe deepfake ndaj X, Elon Musk thirret për t’u marrë në pyetje nga prokurorët në Francë

admin