RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Dyshime për manipulim të votave, Prokuroria autorizon Policinë të nis hetime në Obiliq by teve1

dyshime-per-manipulim-te-votave,-prokuroria-autorizon-policine-te-nis-hetime-ne-obiliq-by-teve1

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka autorizuar Policinë e Kosovës që të nisë hetime paraprake, me qëllim të verifikimit të saktësisë së rezultateve zgjedhore dhe përcaktimit nëse ka pasur shkelje të mundshme nga personat përgjegjës.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë procesit të rinumërimit janë vërejtur dyshime për mospërputhje në rezultatet e kandidatëve për deputet pas përfundimit të numërimit të votave në komunën e Obiliqit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë mbetet e angazhuar në mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe trajtimin e çdo rasti të dyshuar, me synimin e ruajtjes së integritetit të procesit zgjedhor dhe sundimit të ligjit”, theksohet në njoftim

Related posts

Numri i të vdekurve nga sulmet izraelite në Liban që nga 2 marsi rritet në 1.953

RTI

Vaksinat e poliomielitit mbërrijnë në Bregun Perëndimor, pritet të dorëzohen në Gaza

admin

Austria ul qiratë e shtëpive

Muhamet Ramadani