RTV AHIRETI
Lajme

Dyshohet se ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej – u caktohet një muaj paraburgim dy të arrestuarve

dyshohet-se-ndihmuan-faton-hajrizin-te-arratisej-–-u-caktohet-nje-muaj-paraburgim-dy-te-arrestuarve

Gjykata Themelore në Mitrovicë, dega në Vushtrri u ka caktuar nga një muaj paraburgim E.B dhe H.Xh, të cilët dyshohet se kanë ndihmuar Faton Hajrizi që të arratisej nga burgu i Smrekonicës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar avokati i njërit nga të dyshuarit, Lutfi Tahiri.

“Po është mbajtur sot senaca gjyqësore dhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh”, ka thënë ai.

E.B dhe H.Xh dyshohen për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

I arratisuri nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, Faton Hajrizi, është raportuar të jetë vrarë nga autoritetet në Serbi të premten.

Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën. /Telegrafi/

The post Dyshohet se ndihmuan Faton Hajrizin të arratisej – u caktohet një muaj paraburgim dy të arrestuarve first appeared on Radio Televizioni Iliria.

Related posts

Konvertimi i patentë shoferëve, Camaj: Mbi 6 mijë qytetarë serbë kanë aplikuar, procesi ka shkuar mirë

RTI

​Osmani i ndau mirënjohje Shoqatës për Kërkim-Shpëtim për kontributin në Turqi

admin

Siria: Pesë të vdekur nga një sulm izraelit në Damask

admin