RTV AHIRETI
Shëndetësi

E habitshme, ja çfarë ndodh me trupin kur flemë më pak ose më shumë seç duhet

e-habitshme,-ja-cfare-ndodh-me-trupin-kur-fleme-me-pak-ose-me-shume-sec-duhet

Të gjithë e dimë se gjumi i mirë është thelbësor për mirëqenien. Doktorët zakonisht shpjegojnë se çdo njeri duhet të fle të paktën 7-8 orë në ditë në mënyrë që truri dhe trupi të funksionojnë normalisht. Shumë njerëz mendojnë se nëse flenë më shumë do mund të ulin “borxhin e gjumit” që kanë akumuluar gjatë netëve të gjata duke punuar ose duke parë serialin e tyre të preferuar. Megjithatë, vlen të përmendet se gjumi i tepërt ose i pamjaftueshëm, mund të ketë pasoja negative në shëndet. Në vijim duam t’ju tregojmë disa këtyre efekteve:

Pesha

Sipas studimeve botërore, individët që flenë më pak se 5 orë në ditë priren të shtojnë peshë me një ritëm më të shpejtë dhe kanë më shumë gjasa që gradualisht të shkojnë drejt obezitetit. Ndërkohë, ata që flenë më shumë se 9 orë në ditë mund të jenë gjithashtu të prirur për të shtuar kilogramë. Njerëzit që flenë 7-8 orë çdo ditë e kanë më të lehtë të mbajnë një peshë të shëndetshme dhe të qëndrojnë fizikisht aktivë.

Rrathët zinj të syve

Gjumi i pamjaftueshëm mund të bëjë që lëkura të duket e zbehtë. Kështu enët e gjakut bëhen më të dukshme dhe nisin të krijohen qeskat dhe rrathët e zinj. Gjumi i tepërt (mbi 9-10 orë në ditë) mund të rezultojë në një efekt të ngjashëm.

Sëmundjet kardiovaskulare

Më në fund shkencëtarët kanë identifikuar një lidhje të drejtpërdrejtë midis gjumit të tepërt dhe sëmundjeve kardiovaskulare. Studimet tregojnë se individët që flenë 9-11 orë në ditë kanë një probabilitet më të lartë që të vuajnë nga sëmundjet e zemrës në krahasim me ata që flenë më pak.

Përqendrimi

Dihet tashmë se mungesa e gjumit sjell probleme me aftësinë për t’u përqendruar dhe memorizuar, por vlen për t’u përmendur se fjetja për 10 orë në ditë sjell efekte të ngjashme.

Rrudhat

Dermatologët tregojnë se gjumi është thelbësor për shëndetin e lëkurës. Gjumi i pamjaftueshëm mund ta bëjë lëkurën të duket më e thatë dhe e dobët. Gjumi i tepërt mund të rezultojë në efekte të ngjashme, pasi ndikon në ekuilibrin e ujit në organizëm dhe kjo mund të çojë në krijimin e rrudhave të parakohshme.

Sistemi imunitar

Gjumi i tepërt mund të ketë efekte të dëmshme në sistemin imunitar, duke përfshirë rritjen e inflamacionit në trup. Kjo është vërtetuar nga studiues që kanë matur nivelet e citokinës në gjak. Ata kanë dalë në përfundimin se vlerat e tyre ishin më të larta se norma, gjë që tregon se në trup ka një infeksion aktiv. Është vërtetuar se gratë që flenë më shumë kanë nivele citokine 44% më të larta se normalja.

Aknet

Mungesa e gjumit mund të rezultojë në zhvillimin e akneve, shpjegojnë dermatologët. Nivelet e kortizolit, hormonit të stresit, rriten kur nuk flemë sa duhet. Kjo çon në funksionimin e tepërt aktiv të gjëndrave dhjamore, të cilat bllokojnë poret dhe shkaktojnë akne në fytyrë.

Depresioni

Fjetja për më shumë orë nga numri i rekomanduar është vërtetuar që mund të rrisë rrezikun e kalimit të gjendjeve depresive. Rreth 15% e njerëzve me depresion flenë për më shumë se 9 orë në ditë, gjë që mund të përkeqësojë simptomat e tyre.

Impulsiviteti dhe agresiviteti

Shkencëtarët në Universitetin e Clemson-it kanë zbuluar se ekziston një lidhje mes gjumit dhe vetëkontrollit. Sipas tyre, individët që nuk flenë mjaftueshëm kanë tendencë të veprojnë në mënyrë impulsive dhe nuk janë në gjendje të përballen mirë me situata të përditshmërisë. Ata gjithashtu shpjeguan se mungesa e gjumit mund të ndikojë në aftësinë për të interpretuar me saktësi shprehitë e fytyrës dhe gjestikulacionet e trupit. Lodhja e bën të lehtë ngatërrimin e një shprehie neutrale me një agresive dhe si rrjedhim personat mund të dalin në përfundime të nxituara.

Related posts

Si ndikon akullorja në shëndetin tonë?

admin6

Shtatë arsyet pse duhet të konsumoni limon rregullisht

admin

Çfarë ndodh nëse mbani për një kohë të gjatë urinën tuaj?

admin