RTV AHIRETI
Shëndetësi

E keni ditur! Si të kuptoni nëse keni gurë në veshka, simptomat dhe këshilla se çfarë duhet të bëni

e-keni-ditur!-si-te-kuptoni-nese-keni-gure-ne-veshka,-simptomat-dhe-keshilla-se-cfare-duhet-te-beni

Gurët në veshka janë depozita mineralesh dhe kripërash që formohen në brendësi të veshkave.

Prania e tyre mund të ndikojë çdo pjesë të traktit urinar.

Gurët në veshka shkaktojnë një sërë simptomash siç janë: dhimbjet, vështirësia në urinim, të përziera e të vjella.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni përgjigjet e katër pyetjeve të rëndësishme mbi gurët në veshka.

Si mund të dalloni praninë e gurëve në veshka?

Shenjat treguese të gurëve të mundshëm në veshka mund të përfshijnë:

Ndjesia e djegies gjatë urinimit,

Dhimbje abdominale ose në pjesën e sipërme të mesit.

Ju rekomandohet këshillimin me mjekun nëse vëreni këto shenja.

A mund të përdoren medikamente kundër tyre?

Kohët e fundit, industria farmaceutike ka prodhuar medikamente të reja, kryesisht për relaksimin e muskujve dhe eliminimin e dhimbjes.

Këto medikamente mund të lehtësojnë dhimbjen dhe të ndihmojnë në largimin e veshkave në mënyrë natyrale.

Mjeku mund t’ju këshillojë edhe medikamente që parandalojnë formimin e mëtejshëm të gurëve.

A është e nevojshme kirurgjia?

Ndërhyrja kirurgjikale bëhet e nevojshme në rast se gurët kanë arritur një madhësi të caktuar. Mjeku e përcakton rrezikun.

Mjekësia moderne ka avancuar ndjeshëm në këtë drejtim dhe shpesh ndërhyrjet e brendshme janë krejt minimale.

Ka procedura siç është litotripsia që zgjast një orë dhe shkrijnë në tërësi prej së jashtmi të gjithë gurët e pranishëm.

Më pas është ureteroskopia, një metodë me endoskop, e cila thyen gurët me lazer kur ata kanë ngecur brenda fshikëzës urinare.

Një nga metodat e përdorura është gjithashtu lithotripsia perkutane ultrasonike e cila ka të bëjë me një ndërhyrje minimale në pjesën e sipërme të mesit.

Kjo procedurë bëhet teksa pacienti i është nënshtruar anestezisë së përgjithshme.

A mund të parandalohet rishfaqja e gurëve

Nëse jeni prekur nga gurët në veshka, gjasat janë të larta që në harkun kohor të 10 viteve, të vuani sërish nga i njëjti problem.

Ekspertët thonë se njeriu duhet të identifikojë faktorët e rrezikut dhe t’i përmbahet një regjimi të shëndetshëm ushqimor.

Related posts

Rezistenca ndaj antibiotikëve/ Disa prej tyre kanë dalë nga përdorimi, stop marrjes pa kriter!

rezart morina

Nëse nuk keni dëgjuar ndonjëherë për xhinsengun, njihuni me përfitimet e mrekullueshme që ka për lëkurën

admin

Mungesa e vitaminës D/ Mjekët këshillojnë kur dhe si të përfitojmë nga dielli

admin