RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

E para në indeks, “han pa porta” në realitet

e-para-ne-indeks,-“han-pa-porta”-ne-realitet

Rama i gëzohet si fëmijë qokës së estonezëve që kanë fituar miliona nga trajnimi i AKSHI-it

Kryeministri Edi Rama e ka cilësuar “lajm të pabesueshëm, por 100% të vërtetë” renditjen e Shqipërisë në vendin e parë në botë në National Cyber Security Index (NCSI), me 98.33 pikë.

Në një postim të gjatë dhe entuziast, ai e paraqet rezultatin si dëshmi të një “kërcimi epokal” në sigurinë kibernetike, duke kujtuar sulmin kibernetik të vitit 2022, sipas tij të kryer nga Irani, dhe transformimin e mëvonshëm të strukturave shtetërore të mbrojtjes digjitale.

Sipas Ramës, Shqipëria nga vendi i 54-t në vitin 2023 kaloi në të 15-in në vitin 2025 dhe tani ndodhet në majën e renditjes botërore. Kryeministri thotë se sulmet ndaj vendit nuk janë ndalur, por se tashmë ato “kanë dështuar me sukses”, ndërsa thekson se mbrojtja duhet të shtrihet edhe në sektorin privat.

Por pas kësaj feste, ekziston një detaj që meriton vëmendje. NCSI është indeks i zhvilluar dhe administruar nga e-Governance Academy (eGA) e Estonisë, organizata që përcakton metodologjinë dhe vlerëson kapacitetet kombëtare të sigurisë kibernetike.

Në krye të kësaj perandorie ekspertize qëndron vetë drejtori ekzekutiv, estonezi Hannes Astok, i cili duket se e ka kthyer lëshimin e certifikatave të suksesit në një art më të lartë se vetë mbrojtja e serverëve tanë.

Dhe pikërisht këtu shfaqet një pikëpyetje e madhe ironike. eGA dhe Astok kanë qenë drejtpërdrejt të angazhuar në forcimin e kapaciteteve kibernetike të Shqipërisë përmes projekteve disa miliona euro të financuara nga Bashkimi Europian.

Kështu, projekti “Cybersecurity Rapid Response”, i mbikëqyrur nën frymën e ekspertizës estoneze, synonte rritjen e aftësive të Shqipërisë për parandalimin dhe përballimin e sulmeve.

Me fjalë të tjera, Hannes Astok na dërgon konsulentët, ne i shpërblejmë me projekte dhe fonde, dhe pastaj po organizata e tij na nxjerr të parët në botë. E bukur kjo, apo jo? Një autokontroll fiktiv, ku notën e vë ai që të ka shitur librin e abetares.

Por përtej fjalëve të bukura të estonezit dhe faturave të majme që kanë kaluar heshturazi përmes korridoreve të errëta të AKSHI-t për të blerë “qetësi shpirtërore”, realiteti flet ndryshe.

Miqtë e huaj dhe konsulentët e shumëpaguar izraelitë, premtuan se do të na bënin “namin” dhe se siguria jonë do të arrinte majat e qiellit. Megjithatë, përtej marrjes së pagesave marramendëse, një skandali abuzimesh që nuk i gjendet kurrë fundi, ka lënë pas një gjendje ku asnjë qytetar nuk ndihet realisht i sigurt për të dhënat e tij.

Përkundrazi, çdo ditë shtohen dyshimet se synimet e vërteta të gjithë këtij spektakli nuk ishin mbrojtja e qytetarëve, por mbushja e xhepave. Në realitet, Shqipëria është shndërruar prej vitesh në një “han pa porta”.

Që nga viti 2021, listat e pagave, targat e automjeteve, numrat e telefonit dhe adresat e çdo shqiptari kanë dalë në shesh. Sulmi kibernetik i vitit 2022 ishte vetëm qershia mbi torte e një paaftësie institucionale që lulëzon nën patronazhin e tenderave pa garë.

Dhe kjo është ironia më e madhe: Hannes Astok mund të na japë 98.33 pikë në tabelën e tij virtuale në Talin, por kjo nuk fshin dot faktin se të dhënat e shqiptarëve vazhdojnë të qarkullojnë në tregjet e zeza.

Për qytetarin e thjeshtë, siguria kibernetike nuk matet me certifikatat e suksesit që shpërndan drejtori estonez për të justifikuar fondet e BE-së, por me pyetjen e thjeshtë: a janë të mbrojtura të dhënat e mia, apo jemi sërish vetëm një shifër për të justifikuar radhën e radhës të vjedhjeve digjitale nën bekimin e pushtetit? tesheshi

Related posts

FOTO/ Arrestohen katër shqiptarë në Serbi, publikuan pamje me bluzat “Shqipëri Etnike”

admin

Trump i shkruan Kongresit: “Konflikti me Iranin ka mbaruar!”

RTI

Gjermania dhe Sllovenia kritikojnë kryeministrin hungarez për vizitën e pakoordinuar në Rusi

admin