RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

E quajti maskrën e Raçakun “trillim”, ish-ministri Todosijeviq lirohet nga akuzat

e-quajti-maskren-e-racakun-“trillim”,-ish-ministri-todosijeviq-lirohet-nga-akuzat

Ivan Todosijeviq është liruar nga akuzat pas deklaratë së tij për masakrën e Reçakut.

Siç raporton Radio Evropa e Lirë, Gjykata Supreme e Kosovës e ka liruar Todosijeviqin nga të gjitha akuzat për deklaratën e tij ku mohente masakrën e Reçakut, të cilën e pati quajtur trillm.

Lajmi është konfrimuar nga avokati i tij, Nebojsha Vlajiq.

“Vendimi i Gjykatës Supreme është i formës së prerë, nuk ka më ankesa apo procedurë, zoti Todosijeviq është njeri i lirë.” – ka thënë Vlajiq.

Kujtojmë se, Gjykata Themelore në Prishtinë më 19 tetor 2022, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj ish ministrit Todosijeviq, me të cilin i njejti ishte dënuar me 1 vit burgim.

Ai akuzohej për veprën: ““Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik”.

Ish-ministrit Ivan Todosijeviq e kishte quajtur trillim masakrën e Reçakut, në të cilën maskarë në vitin 1999, ishin vrarë 45 civilë nga ushtria e shtetit serb.

Related posts

Finlanda shtrëngon rregullat e vizave për turistët rusë

admin

Po rishikon marrëdhëniet, SHBA anulon stërvitjet ushtarake në Gjeorgji

admin

Edi Rama arrin në Kosovë, pritet nga Vjosa Osmani

admin