RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Finlanda shtrëngon rregullat e vizave për turistët rusë

finlanda-shtrengon-rregullat-e-vizave-per-turistet-ruse

Finlanda do të lëshojë më pak viza turistike për rusët duke filluar nga shtatori si rezultat i pushtimit të Ukrainës.

“Ne do të kufizojmë numrin e aplikimeve të miratuara në një të dhjetën e nivelit aktual”, tha ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto.

Finlanda përpunon rreth 1 000 aplikime për viza ruse në ditë.

“Në të njëjtën kohë, ne duam ta bëjmë më të lehtë për njerëzit që të vijnë në Finlandë për të punuar, studiuar ose vizituar të afërmit”, tha Haavisto.

Finlanda, e cila kufizohet me Rusinë dhe po i bashkohet NATO-s për shkak të pushtimit të Ukrainës nga Moska, është përpjekur të mirëpresë sa më shumë refugjatë ukrainas dhe numri i turistëve rusë, përveç kësaj, ka shkaktuar shqetësim.

“Për shumë finlandezë ishte e vështirë të pranohej”, shtoi Haavisto.

Sondazhet kanë treguar se shumica e finlandezëve mbështesin idenë e kufizimit të vizave turistike ruse.

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin kishte ngritur idenë e një ndalimi të përgjithshëm të BE-së për turistët rusë në një takim me udhëheqësit nordikë dhe gjermanë.

Por, kancelari gjerman Olaf Scholz është kundër planit sepse ai mendon se do të parandalonte njerëzit që të largoheshin nga regjimi i Vladimir Putinit. /atsh

Related posts

Kryediplomati shqiptar pret në takim Konjufcën, theksohet koordinimi “në çdo çështje të interesit kombëtar”

Kushtrim Guraj

Baerbock: Putin të mbahet përgjegjës për krime lufte

admin

Presidentja e Kosovës, Osmani: Serbia dhe Rusia do vazhdojnë tentativat të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin

admin