Trupi i gjetur në mes të kësaj jave në Meksikë i përket drejtueses së humbur të radios Candida Cristal Vazquez, ka njoftuar guvernatori i Sinaloa.
Policia gjeti trupin e gruas të enjten në një kanal në vendpushimin e Paqësorit të Mazatlan.
Kryetari i bashkisë së qytetit, Luis Guillermo Benitez Torres, u tha gazetarëve se priten rezultatet e testeve laboratorike për të konfirmuar identitetin e viktimës, por gjithçka tregon se është ajo.
Familja e Vazquez kishte denoncuar zhdukjen e saj tek autoritetet në fund të korrikut. Me vdekjen e saj, prezantuesja i shtohet listës së gjatë të gazetarëve të vrarë në Meksikë. Ky vit është tashmë më i përgjakshmi i regjistruar për shtypin meksikan. Të hënën, kolumnisti Freddie “Freddy” Roman u vra në shtetin Guerrero. Sipas grupit të të drejtave të njeriut Neni 19, të paktën 18 gazetarë të tjerë janë vrarë që nga fillimi i vitit. /abcnews