RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Arabia Saudite nis astronauten e parë grua në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

arabia-saudite-nis-astronauten-e-pare-grua-ne-stacionin-nderkombetar-hapesinor

Autoritetet e Arabisë Saudite njoftuan se do të dërgojnë astronauten e tyre të parë femër në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor gjatë tremujorit të dytë të këtij viti, transmeton Anadolu.

Komisioni saudit i Hapësirës në një deklaratë tha se Rayyanah Barnawi dhe Ali Al Qarni do t’i bashkohen ekuipazhit të misionit hapësinor AX-2 me qëllim të forcimit të aftësive të vendit në fluturimet në hapësirë me qëllim që t’i shërbejnë njerëzimit.

Gjithashtu theksohet se misioni hapësinor do të niset nga SHBA-ja. Programi i fluturimeve në hapësirë të Arabisë Saudite përfshin trajnimin e dy astronautëve të tjerë, Mariam Fardous dhe Ali Al Ghamdi.

Vendet e Gjirit po tregojnë një interes në rritje për eksplorimin e hapësirës.

Në dhjetor të vitit të kaluar, eksploruesi i hapësirës nga Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA), Rashid Rover u nis për në Hënë me një anije kozmike japoneze në një mision pesë-mujor.

Në shtator, Komisioni saudit i Hapësirës nisi një program astronautësh, me qëllim trajnimin e personelit saudit për fluturime hapësinore me kohëzgjatje të gjatë dhe të shkurtër dhe pjesëmarrje në ekspedita shkencore dhe misione të ardhshme.

Related posts

Arabia Saudite në gusht do të presë në një takim 30 vende për të diskutuar për Ukrainën

Muhamet Ramadani

Gjykata e BE-së anulon gjobën prej 1.5 miliard eurosh ndaj Google, gjiganti teknologjik akuzohej për abuzim të dominimit në fushën e reklamave online

admin

CENTCOM: SHBA përfundon tërheqjen nga baza al-Tanf në Siri

Muhamet Ramadani