RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

EBA-ja pezullon të gjitha aktivitetet tregtare dhe financiare me Iranin “deri në njoftimin e radhës”

eba-ja-pezullon-te-gjitha-aktivitetet-tregtare-dhe-financiare-me-iranin-“deri-ne-njoftimin-e-radhes”

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) kanë pezulluar të gjitha shkëmbimet tregtare dhe transaksionet financiare me Iranin “deri në njoftimin e radhës”, raportoi të martën agjencia shtetërore e lajmeve WAM, duke cituar drejtorin e komunikimeve strategjike të Ministrisë së Jashtme, transmeton Anadolu.

Deri tani nuk janë bërë të ditura detaje të tjera. Megjithatë, njoftimi erdhi pasi Ministria e Mbrojtjes e EBA-së tha se kishte detektuar dy raketa balistike iraniane që synonin lundrimin detar.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar pasi SHBA-ja dhe Izraeli ndërmorën sulme të përbashkëta ndaj Iranit. Si kundërpërgjigje, Teherani kreu sulme ndaj vendeve të rajonit, përfshirë EBA-në, ku ndodhen asete ushtarake amerikane.

Në mes të qershorit, Irani dhe SHBA-ja nënshkruan një memorandum mirëkuptimi me ndërmjetësimin e Pakistanit, me synim përfundimin e luftës mes tyre dhe arritjen e një marrëveshjeje të qëndrueshme paqeje.

Megjithatë, bisedimet më pas u ndërprenë për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme lidhur me kushtet e memorandumit dhe lundrimin përmes Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kritike për eksportet globale të energjisë.

 

Related posts

Arrestohet “El Diablo”, bosi më i kërkuar i drogës në Kosta Rika

Kushtrim Guraj

Takimet me Putin dhe Zelenskyn/ Modi i Indisë i kërkon presidentit ukrainas të ulet për bisedime me Rusinë: Do veproj si “mik” në arritjen e paqes

admin

Qeveria mblidhet sot, në rend dite edhe shtesat për kategori të veçanta

admin