RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

EBA: Mbrojtja ajrore ka kapur 6 raketa balistike dhe 21 dronë nga Irani

eba:-mbrojtja-ajrore-ka-kapur-6-raketa-balistike-dhe-21-drone-nga-irani

Emiratet e Bashkuara Arabe thanë se mbrojtja e tyre ajrore ka kapur sot gjashtë raketa balistike dhe 21 dronë nga Irani, transmeton Anadolu.

Një deklaratë e Ministrisë së Mbrojtjes tha se sistemet e mbrojtjes ajrore kanë rrëzuar 304 raketa balistike, 15 raketa kruiz dhe 1.626 dronë që nga fillimi i “sulmeve flagrante” të Iranit më 28 shkurt.

Sipas ministrisë, dy ushtarë të EBA-së dhe pesë civilë të kombësive të ndryshme u vranë dhe 145 persona u plagosën në sulmet iraniane.

Ministria tha se mbetet “në gatishmëri të lartë dhe e gatshme për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi dhe për të kundërshtuar me vendosmëri përpjekjet për të minuar sigurinë e vendit, për të mbrojtur sovranitetin, sigurinë dhe stabilitetin e vendit si dhe për të mbrojtur interesat dhe aftësitë e tij kombëtare”.

Përshkallëzimi rajonal ka shpërthyer që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme të përbashkëta ndaj Iranit më 28 shkurt, duke vrarë deri më tani rreth 1.300 njerëz, përfshirë udhëheqësin e atëhershëm suprem Ajatollah Ali Khamenei.

Teherani është hakmarrë me sulme me dronë dhe raketa që kanë shënjestruar Izraelin, së bashku me Jordaninë, Irakun dhe vendet e Gjirit, për të cilat thotë se po strehojnë “asete ushtarake amerikane”. Disa nga këto sulme kanë shkaktuar viktima dhe dëme në infrastrukturën civile, përfshirë aeroportet, portet dhe ndërtesat.

Related posts

Zv.presidentja Harris udhëheq para Trump-it në sondazhe pas tërheqjes së Biden-it

Muhamet Ramadani

Kanadaja do të paguajë 2 miliardë dollarë si kompensim për fëmijët indigjenë

admin

Inteligjenca artificiale, BE dhe SHBA lëshojnë një kod të përbashkët sjelljeje

Muhamet Ramadani