RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Edhe Britania e Madhe vendos sanksione ndaj Radojiçiqit dhe Veselinoviqit

edhe-britania-e-madhe-vendos-sanksione-ndaj-radojiciqit-dhe-veselinoviqit

Mbretëria e Bashkuar ka sanksionuar dy kriminelët serbë që operonin në veriun e Kosovës, Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radojiçiq.

Bashkë me ta, MB ka sanksionuar gjithashtu edhe Slobodan Tesic dhe Vladimir Plahotniuc, të cilët akuzohen për disa vepra të ndryshme penale, shkruan lajmi.net.

Në komunikatën zyrtare thuhet se të njëjtit kanë mbushur xhepat përmes korrupsionit dhe vjedhjes dhe se të njëjtit minojnë demokracinë.

Slobodan Tesic, përshkruhet si një tregtar i rëndësishëm armësh me bazë në Serbi, i akuzuar për ryshfet naj Kryeprokurorit të Shtetit të një vendi tjetër.

Milan Radojiçiq, një biznismen në fushën e industrisë së ndërtimit dhe nënryetar i Listës Serbe. Ai akuzohet se ka përfituar nga shpërdorimi i kontratave shtetërore dhe ka përdorur ndikimin e tij për t’i dhënë kompanive të tij të ndërtimit kontrata fitimprurëse.

Zvonko Veselinoviq përshkruhet si një biznismen i ndërtimit në Kosovë që ka përdorur kontratat publike për të përvetësuar fonde shtetërore.

Gjithashtu, në këtë listë janë edhe Vladimir Plahotniuc dhe Ilan Shor.

Kujtojmë se ndaj Veselinoviqit dhe Radojiçiqit sanksione kishin vendosur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Related posts

Dardan Krivaqa dënohet me burgim të përjetshëm

admin

Ditë historike për Kosovën/ Bëhen 34 vjet nga Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut

admin

Biden falënderon aleatët, përfshirë Turqinë, për shkëmbimin e të burgosurve me Rusinë

rezart morina