RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Edhe tetë komuna do të bëhen me nxemje qëndrore

edhe-tete-komuna-do-te-behen-me-nxemje-qendrore

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në takimin që bashkë me kryeministrin Albin Kurti, të martën e kanë mbajtur me kryetarët e komunave, ka folur për studimin e fizibilitetit për ngrohje qendrore në 8 komuna. Sipas njoftimit të Ministrisë për këtë takim, studimi pritet të përfundohet gjatë këtij viti dhe me pas do të fillojë puna në projekt të ngrohjeve.

Në njoftim thuhet se Rizvanolli ka kërkuar nga kryetarët e komunave që të fillojnë të punojnë në lehtësimin e proceduarave, që sa më shpejt të fillojnë investimet në këto projekte. Në njoftim nuk specifikohen komunat kur pritet të kryhet studimi i fizibilitetit.

Rizvanolli thuhet se ka falënderuar kryetarët e komunave për bashkëpunimin e deritanishëm në fusha të ndryshme e në veçanti për përcaktimin e tarifave të reja për deponitë e mbeturinave.

“Po ashtu, ministrja Rizvanolli i ka falënderuar komunat, të cilat kanë caktuar personat përgjegjës që t’i asistojnë qytetarët për aplikim për subvencionim të blerjes së pajisjeve efiçiente të energjisë. Si rezultat i kësaj thirrje, janë 8,700 përfitues në të gjithë Kosovën, të cilët janë pajisur me pajisje efiçiente, duke ulur shpenzimet e tyre të energjisë elektrike në 70%, 851 nga të cilët janë qytetarë përfitues të asistencës sociale”, thuhet në njoftim.

Sa i përket krizës energjetike evropiane, Rizvanolli thuhet se ka treguar që janë ndarë rreth 95 milionë euro për tu përballur me këtë krizë, duke përfshirë këtu edhe 78 milionë euro për subvencionim të faturave të të gjithë qytetarëve dhe bizneseve të vendit.

“Rizvanolli ceki që gjatë vitit që lamë pas, në nivel të Kosovës ka pasur ulje të konsumit të energjisë në vlerë prej 8% në krahasim më vitin paraprak. Ajo u bëri thirrje institucioneve lokale që të vazhdojnë të jenë sa më racionalë në konsum të energjisë elektrike, pasi kursimi është një ndër hapat kryesor në përballje me krizën energjetike”, thuhet në njoftim.

Related posts

Miratohet në parim Buxheti 2024

admin6

Kovaçevski refuzoi nga Brukseli propozimin francez për heqjen e vetos bullgare

admin

Nxehtësia ekstreme përkeqëson gjendjen në Ga’za

RTI