RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipti dhe Hamasi diskutojnë për “armëpushimin dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza”

egjipti-dhe-hamasi-diskutojne-per-“armepushimin-dhe-shkembimin-e-pengjeve-ne-gaza”

Delegacioni i Hamasit ka diskutuar me shefin e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamal, për armëpushimin në Gaza dhe shkëmbimin e pengjeve me Izraelin, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga Hamasi thuhet se delegacioni që ka mbërritur në kryeqytetin egjiptian Kajro u takua me shefin e inteligjencës egjiptiane, Abbas Kamal.

Në takim, delegacioni i Hamasit krahas paraqitjes së kërkesave kombëtare të lëvizjes kërkoi një marrëveshje që do të sigurojë ndalimin e plotë të sulmeve të Izraelit, tërheqjen nga Rripi i Gazës, rikthimin me lehtësi në vendet e tyre të banimit për palestinezët e zhvendosur me forcë, hyrjen e ndihmave për palestinezët dhe fillimin e rindërtimit.

Krahas kësaj, delegacioni njoftoi se Hamasi është i gatshëm për arritjen e një marrëveshjeje për shkëmbimin e pengjeve e cila parashikon lirimin e pengjeve izraelite në këmbim të palestinezëve.

Delegacioni thekson këmbënguljen e Hamasit për arritjen e qëllimeve kombëtare me të gjitha grupet palestineze, krijimin e një shteti palestinez plotësisht sovran me kryeqytet Kudsin, rikthimin e palestinezëve në vendet e tyre dhe të drejtën e tyre për të përcaktuar vetë fatin tyre.

Ishte theksuar se dje në Kajro do të rifillonin negociatat për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve dhe në Rripin e Gazës ku Izraeli vazhdon sulmet e tij që nga 7 tetori. Kanali televiziv “Al-Qahera News”, në lajmin e tij të bazuar në zyrtarë të lartë egjiptianë njoftoi se “Kajro të dielën do të presë takime lidhur me çështjen për sigurimin e qetësisë në Gaza”.

Ndërsa sipas deklaratës së dy zyrtarëve të lartë që kanë folur për faqen “Walla” me qendër në Izrael thuhet se edhe drejtori i Mossad-it, David Barnea dhe kreu i inteligjencës së brendshme Shin-Bet (Shabak) Ronen Bar do të shkojnë në Kajro për raundin e ri të negociatave për armëpushim dhe shkëmbimin e pengjeve në Rripin e Gazës.

Related posts

SHBA, lufta kundër lajmeve të rreme drejtuar komunitetit hispanik

admin

Tërmet me magnitudë 6,5 godet Ishullin Java të Indonezisë

Muhamet Ramadani

SHBA, qytetarët bëjnë homazhe për migrantët të cilët u gjetën të vdekur në kamion

admin