RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Egjipti mohon ndërtimin e kampeve për refugjatët palestinezë

egjipti-mohon-ndertimin-e-kampeve-per-refugjatet-palestineze

Egjipti mohon të ketë filluar ndonjë punë ndërtimi në kampe për të akomoduar refugjatët palestinezë, duke përsëritur se qëndrimi i presidencës mbetet ai i refuzimit të çdo zhvendosjeje që synon “likuidimin e kauzës palestineze”. Një ditë më parë, mediat e huaja raportuan se Egjipti kishte nisur ndërtimin e kampeve.

“Egjipti mohon plotësisht raportet e disa mediave të huaja për planet e supozuara të Kajros për të ndërtuar strehimore për palestinezët pranë kufirit egjiptian me Rripin e Gazës për të strehuar civilë në rast se ata janë me zhvendosur me forcë për shkak të agresionit të përgjakshëm izraelit kundër tyre në Rrip.”, deklaroi shefi i Zyrës Shtetërore të Shtypit Diaa Rashwan. /abcnews

Related posts

Forcat izraelite arrestuan 15 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

admin

Kosova hyn në detyrime financiare ndaj ENTSO-E, ndahen 40 milionë euro për pagesën e borxhit

admin

Ha’masi: Përpjekjet e SHBA-së për ar’mëpushim mund të jenë të sinqerta, por Iz’raeli parashtron kushte të reja

Muhamet Ramadani