RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ekipi i OKB mbërrin në Kiev, nesër nis inspektimi në Zaporizhzhia

ekipi-i-okb-mberrin-ne-kiev,-neser-nis-inspektimi-ne-zaporizhzhia

Një ekip inspektorësh nga mbikëqyrësi bërthamor i OKB-së kanë mbërritur në Kiev, teksa më vonë gjatë javës pritet të inspektojnë termocentralin bërthamor Zaporizhzhia në Ukrainën jugore.

Shefi i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), Rafael Grossi, tha se një ekip do të vizitojë centralin nga e mërkura deri të shtunën, raporton The Guardian.

“Ne duhet të mbrojmë sigurinë e objektit më të madh bërthamor të Ukrainës dhe Evropës”, shkroi Grossi në Twitter.

“Rafael Grossi dhe një ekip ekspertësh dhe inspektorësh janë nisur për në misionin e mbështetjes dhe ndihmës të IAEA në Zaporizhzhia (ISAMZ), për të ndihmuar në sigurinë bërthamore në NPP të Zaporizhzhia të Ukrainës dhe për të ndërmarrë aktivitete jetike mbrojtëse”, shtoi IAEA.

Raketat dhe predha po godasin shpesh zonat përreth termocentralit dhe qytetet aty pranë, duke shkaktuar frikë se mund të jetë shumë e rrezikshme që misioni të vazhdojë.

Kremlini tha se misioni i IAEA ishte i domosdoshëm, por ka përjashtuar lirimin e vendit.

Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se Ukraina pret që delegacioni i IAEA të tregojë faktet në lidhje me shkeljen e të gjitha protokolleve të sigurisë bërthamore, duke shtuar se Rusia po vë jo vetëm Ukrainën, por edhe të gjithë botën në rrezik të një aksidenti bërthamor. /abcnews

Related posts

Ushtria izraelite u bën thirrje palestinezëve që të evakuojnë më shumë zona në Rripin e Gazës

RTI

Murtezani – Sanino: Të shfrytëzohet dinamizimi i procesit të zgjerimit të BE-së në kontekstin aktual gjeopolitik

RTI

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

rezart morina