RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Eksperti grek: BE-ja i la anëtarët e saj të Mesdheut të vetëm për t’u marrë me refugjatët

eksperti-grek:-be-ja-i-la-anetaret-e-saj-te-mesdheut-te-vetem-per-t’u-marre-me-refugjatet

Sipas politologut grek, Stefanos Kefokeris, Bashkimi Evropian (BE) nuk i ndihmoi anëtarët e saj të Mesdheut të parandalojnë emigrimin e parregullt, i cili rriti presionin ndaj refugjatëve në Greqi.

Duke folur për Anadolu, Kefokeris tha se vendet anëtare të pasura si Suedia, Finlanda dhe Gjermania duhet të ndihmojnë më shumë vendet mesdhetare përsa i përket emigrimit të parregullt.

“BE-ja duhet të ndihmojë anëtarët e saj të Mesdheut”, theksoi Kefokeris.

Duke theksuar se emigrimi i parregullt në Greqi është kthyer në një problem politik “të pazgjidhshëm”, Kefokeris tha se vendet mesdhetare janë përpjekur të luftojmë të vetme prej vitesh.

Ai shtoi se BE-ja ofron shumë pak ndihmë financiare për vendet anëtare që përballen me krizën e refugjatëve, e cila ka tronditur ekonomitë e vendeve.

Lidhur me politikën greke të refugjatëve, ai tha se është “natyrisht jo e drejtë” pasi nuk ka ndihmë financiare.

“Nuk ka mbështetje politike nga organizatat ndërkombëtare në këtë drejtim. Greqisë i është dashur të përballet e vetme me këtë problem për dekada”, tha ai.

Duke pyetur se pse anëtarët e tjerë të BE-së nuk e mbajnë mbi supe barrën e Spanjës, Italisë apo Greqisë, Kefokeris tha se ata nuk duan të jenë pjesë e problemit dhe të “ndyjnë duart”.

Sipas tij, vala e parë e emigracionit në Greqi filloi me Luftën e Bosnjës kur grekët pritën vizitorët që vinin në shtëpitë e tyre. Por derisa ekonomia u përkeqësua, shtoi ai, mikpritja u kthye në “armiqësi refugjatësh”.

Ai gjithashtu theksoi se ksenofobia u rrit paralelisht me krizën ekonomike dhe politike që filloi në Greqi në vitin 2000.

“Grekët filluan t’i shohin refugjatët si shkakun e krizës aktuale. Qasja e popullit grek ndaj të huajve nuk është si 20 vjet më parë. Tani ka shumë racizëm dhe ndjenja anti-muslimane në vend. E gjithë kjo për shkak të dështimeve politike jo vetëm të Greqisë, por edhe të BE-së”, tha Kefokeris.

Duke theksuar se ka sulme verbale dhe fizike ndaj refugjatëve në rrugë në Greqi, ai tha se ndryshimi i ideve negative në lidhje me refugjatët dhe muslimanët duket e vështirë.

Për vite të tëra, grupet e të drejtave të njeriut dhe zyrtarët turq kanë dokumentuar raste të rrahjes, abuzimit, zhveshjes së rrobave dhe vjedhjes së emigrantëve të parregullt kur kalojnë kufirin në Greqi nga toka apo deti, shpesh në duart e rojeve të kufirit grek. Ata kanë kërkuar miratimin e reformave dhe masave të tjera për të ndaluar incidente të tilla, të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar.

Related posts

Netanyahu thotë se do të vazhdojë me operacionin Rafah

RTI

Ukrainasit shkatërrojnë bazën ruse, e godasin fuqishëm me raketat franceze ‘AASM Hammer’

admin

BE-ja pas 18 muajve emëron koordinatoren kundër urrejtjes dhe Islamofobisë

admin