RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ekspertja shpjegon arsyen pse foshnjat nuk duhet të flenë me prindërit në shtrat

ekspertja-shpjegon-arsyen-pse-foshnjat-nuk-duhet-te-flene-me-prinderit-ne-shtrat

Fjetja e përbashkët e foshnjës dhe prindërve është një nga temat më të diskutueshme të prindërimit të sotëm, ndërsa në të njëjtën kohë kjo mënyrë e gjumit është në fakt më e shpeshta.

Shumica e nënave që ushqejnë fëmijën me gji e kanë shprehi të ndajnë shtratin me fëmijën e tyre.

Megjithatë, një eksperte e sigurisë së fëmijëve shpjegoi pse foshnjat nuk duhet të flenë kurrë në shtratin e prindërve të tyre dhe për ta treguar këtë sa më qartë, ajo përdori shtangë dore për stërvitje.

Në llogarinë BabySleepCode në TikTok, ajo postoi një video që tregon pse një dyshek për të rritur nuk është i sigurt për foshnjat.

“Shumica e foshnjave do të mësojnë të rrokullisen nga shpina në stomak pas pesë muajsh. Fëmija mesatarisht tetëjavësh peshon pesë kilogramë dhe foshnja pesëmuajshe rreth shtatë kilogramë. Kur ata flenë në një dyshek për fëmijë, nuk do të thellohet dhe çdo rrezik për probleme me frymëmarrjen është i vogël”

“Por, tani imagjinoni të njëjtin fëmijë në dyshekun për të rritur që është mesatarisht i fortë”, ka theksuar ekspertja, e cila më pas tregoi se çfarë ndodh me dyshekun kur vendos mbi të shtangë dore të barasvlershme me peshën e foshnjës.

Videoja e saj mblodhi mbi një milion shikime dhe shumë e lavdëruan për ndarjen e informacioneve të rëndësishme.

Përndryshe, gjëja më e rëndësishme është krijimi i një ambienti të sigurt për gjumin e foshnjës. Në ditët e sotme ofrohen jastëkë të ndryshëm për bebe që rregullojnë pozicionin e foshnjës.

Pediatrit rekomandojnë që një fëmijë i shëndetshëm të flejë në shpinë deri në vitin e parë të jetës. Ju mund ta vendosni fëmijën në stomak kur ai është zgjuar dhe ndodhet nën mbikëqyrjen tuaj të vazhdueshme.

Related posts

Kujdes! Magnezi dhe këto barna mund të ndërveprojnë në mënyrë të rrezikshme

RTI

Mieloma e shumëfishtë: Shkaqet, simptomat dhe trajtimi

Muhamet Ramadani

Qe si mund të mbrohemi! Shumicën e njerëzve i kanë befasuar temperaturat mbi mesataren për këtë stinë të vitit, por sa vërtet ato janë të rrezikshme për shëndetin. Mjekët kanë shpjeguar cilat janë rreziqet kryesore shëndetësore të temperaturave të pranverës në periudhën e dimrit. Lëvizjet ditore të temperaturave të jenë 10 deri në 12 gradë dhe lëvizjet e tilla mund hutojnë organizmin tonë. Para së gjithash, shfaqen simptomat siç janë dhembja e kokës, ndryshimi i presionit të gjakut, rraskapitja dhe frymëmarrja e vështirësuar. Probleme më të mëdha kanë të sëmurët kronikë, aq më parë të sëmurët me astmë dhe ata psikiatrikë. Këshilla për ta, para së gjithash, është të marrin terapinë e rregullt. Pacientët është mirë të marrin preparate vitaminash, por jo në masë të tepruar. Mbi të gjitha, merrni vitaminën D dhe vitaminën C. Vitamina D në sasi të tepërt mund të jetë toksike. Forcimi i sistemit imunitar është tejet të rëndësishme gjatë kësaj periudhe. Viruset janë aktiv dy deri në tre ditë, nuk janë rezistent ndaj rrezatimit UV, prandaj rekomandohet ajrimi i vazhdueshëm dhe larja e rregullt e duarve.

admin