KFOR-i ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka gjetur një pajisje të dyshimtë nën një veturë në Leposaviq.
Në reagimin e tyre, thuhet se Policia në koordinim me një ekip të KFOR-it të ShBA-së për EOD, e kanë larguar në mënyrë të sigurt mjetin e pashpërthyer nga vendi.
E kjo sipas tyre, thekson bashkëpunimin e fortë të zhvilluar ndërmjet KFOR-it dhe Policisë së Kosovës.
“Një pajisje e dyshimtë është gjetur sot nga Policia e Kosovës e vendosur nën një veturë, në Leposaviq. Pas një kërkese të Policisë së Kosovës, në vendngjarje ka intervenuar me shpejtësi një ekip për asgjësimin e mjeteve shpërthyese (EOD) nga Komanda Rajonale në Lindje e misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO. Personeli i Policisë së Kosovës e largoi në mënyrë të sigurt mjetin e pashpërthyer nga vendi, në koordinim të ngushtë me një ekip të KFOR-it të SHBA-së për EOD. Përgjigja e përbashkët thekson bashkëpunimin e fortë të zhvilluar në mes të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e tyre.
KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme