RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Ekzekutohen pagesat e para për prindërit nga MASHT-i

ekzekutohen-pagesat-e-para-per-prinderit-nga-masht-i

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se sot kanë përfunduar procedurat e pagesës për grupin e parë të aplikuesve që kanë aplikuar deri më datë 29 gusht për furnizim me tekste shkollore dhe materiale mësimore e që janë mbi 81 mijë përfitues.

Ajo tha se numri i tërësishëm i aplikimeve deri tani është mbi 115 mijë dhe pjesa e mbetur do të trajtohen me grupin e radhës.

“Nga të gjitha këto aplikime, janë identifikuar vetëm 75 raste me gabime për të cilat prindërit do të njoftohen për rishikimet e nevojshme. Sikurse kemi njoftuar edhe më herët, aplikimi do të jetë i hapur gjatë gjithë muajit shtator në mënyrë që të sigurohemi që asnjë nxënës për çfarëdo arsye të mos mbetet pa tekste shkollore. Ju sigurojmë se çdo rast i adresuar do të trajtohet me prioritet dhe do të ofrohet ndihma e nevojshme për aplikim dhe përfitim të këtyre mjeteve”, ka shkruar ajo.

Related posts

Koreja e Veriut dënon testin e raketës “Tomahawk” nga Japonia

Irfan Jahiu

Aksident me fatalitet në Surkish të Podujevës, dy persona humbin jetën

RTI

Marsi, muaji rekord i të nxehtit/ Paralajmërimi i shkencëtarëve: Nëse temperaturat nuk ulen deri në fund të vitit…

admin