Qeveria e Kosovës i ka ekzekutuar shtesat prej 100 eurove për 388 mijë fëmijë deri në moshën 16 vjeçare, raporton teve1.info
Lajmin e bëri të ditur vet ministri i Financave, Hekuran Murati, përmes një postimi në Facebook.
Sipas tij, mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore. Murati po ashtu ka njoftuar se varësisht prej bankës, mund të marrë pak kohë deri në transferimin në llogari individuale.
“Ekzekutohet edhe shtesa e njëhershme për të gjithë fëmijët që janë në sistem të shtesave për fëmijë . Mjetet janë transferuar bashkë me shtesën e zakonshme mujore, në llogarinë e njëjtë.
Varësisht nga banka, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të reflektohen në llogarinë bankare”, ka shkruar Murati.