Ministri i Financave, Hekuran Murati ka njoftuar se janë ekzekutuar shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit.
“Pas të gjitha përgatitjeve teknike nga stafi i MFPT, sot kemi arritur të ekzekutojmë shtesat e njëhershme për të gjithë pensionmarrësit si në vijim:
– Pensionistët e moshës
– Kategoritë e luftës
– Pensionet për aftësi të kufizuara
– Pensionet familjare dhe të invaliditetit në punë, dhe
– Pensionet e parakohshme, për ata që marrin më pak se 500 euro”, ka shkruar Murati.