RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Elon Musk mohon raportimet se do të dhurojë 45 milionë dollarë në muaj për fushatën e Trumpit

elon-musk-mohon-raportimet-se-do-te-dhuroje-45-milione-dollare-ne-muaj-per-fushaten-e-trumpit

Pronari i kompanive si Tesla, SpaceX dhe X, Elon Musk mohoi akuzat se ai i dhuron rreth 45 milionë dollarë në muaj një komiteti të ri të veprimit politik të quajtur “America PAC” që mbështet fushatën presidenciale të ish-presidentit amerikan Donald Trump, transmeton Anadolu.

Në intervistën e tij me psikologun Jordan Peterson, Musk tha se lajmet në media nuk janë të vërteta.

Në një deklaratë për këtë çështje në platformën e mediave sociale X, Musk tha se ai dhuroi për fushatën presidenciale të Trumpit, por donacionet e tij ishin “në një nivel shumë më të ulët”.

– Pretendimi për “45 milionë dollarë donacion” nga WSJ

Gazeta “Wall Street Journal” (WSJ) pretendoi javën e kaluar se Musk planifikoi të dhuronte rreth 45 milionë dollarë në muaj për America PAC, një nga komitetet e veprimit politik pro Trumpit.

Postimi humoristik i Musk-ut në lidhje me lajmet në fjalë të WSJ u interpretua nga ndjekësit e tij si “mohim i lajmit”.

– Pse janë kaq të rëndësishme donacionet?

Në SHBA, ku shteti nuk siguron fonde të mjaftueshme për fushatat zgjedhore, kandidatët kanë nevojë për financime të mëdha për të marrë pjesë në reklama miliona dollarësh, për të organizuar tubime duke udhëtuar nga një skaj në tjetrin të një prej vendeve më të mëdha në botë, për të përdorur në mënyrë efektive mediat sociale dhe për të hapur zyra zgjedhore dhe ekipe të fushatës.

Prandaj, kandidati, fushata zgjedhore e të cilit financohet më mirë, ka mundësi të rrisë votat e tij duke arritur më shumë votues me më shumë reklama dhe tubime.

Related posts

Ministri i Punëve të Jashtme i BeH-së vizitë në Shqipëri

rezart morina

Kërkohet kujdes më i madh i Gjykatës Speciale në vlerësimin e provave

RTI

Erdoğan: Ne nuk do të braktisim asnjë nga vëllezërit tanë në Adiyaman – VIDEO

admin