RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Erdoğan: Ne nuk do të braktisim asnjë nga vëllezërit tanë në Adiyaman – VIDEO

erdogan:-ne-nuk-do-te-braktisim-asnje-nga-vellezerit-tane-ne-adiyaman-–-video

Përveç ndërtimit të mijëra njësive të banimit në provincën Adiyaman, presidenti Erdoğan tha se do të ndërtohen edhe 3.000 punishte industriale.

Numri i banesave që do të ndërtojmë në Adiyaman do të arrijë në afërsisht 50 mijë, ndërsa numri i shtëpive të fshatit do të arrijë në 23.640, tha sot presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në ceremoninë e vendosjes së themeleve në Adiyaman.

“Ne nuk do të braktisim asnjë nga vëllezërit tanë nga Adiyaman, shtëpitë e të cilëve janë shkatërruar ose janë bërë të papërdorshme, qoftë në qendrat e provincave dhe rretheve ose në fshatra”, tha presidenti Erdoğan.

Përveç njësive të banimit presidenti Erdoğan, tha se do të ndërtohen edhe 3.000 punishte industriale.

Ai paralajmëroi gjithashtu se të gjithë sektorët do të shohin një rishikim në zhvillim.

Nga tërmetet e 6 shkurtit në Turqinë jugore kanë humbur jetën më shumë se 50 mijë njerëz. /trt

Related posts

Kurti e Vuçiç rishihen nesër në Bruksel pas një kohe të gjatë, Borell përmend synimin për “zgjidhje operative”

admin

Guterres: Marrëveshja Izrael-Hamas është një hap në drejtimin e duhur, duhet bërë shumë më tepër

Muhamet Ramadani

Ndahet nga jeta gjenerali i njohur i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

admin